Zgjedhja e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës ka përplasur pozitën dhe opozitën. Kjo e fundit po akuzon dy partitë në pushtet se gjatë intervistimit ka përkrahur kandidatë të cilët kanë qenë në listat e partive për deputet në zgjedhjet e kaluara dhe të cilët nuk e kanë profesionalizmin e duhur.
Derisa kanë lënë jashtë kandidatë që kanë përvojë mbi 30 vjeçare në media. Por, pozita e mohon këtë, duke thënë se votimi ka qenë i fshehtë dhe në seancë kanë shkuar ata që kanë pasur vota me së shumti.
Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, e cila është anëtare e Komisionit “Ad Hoc”, për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të bordit të RTK-së, tha për KosovaPress, se përzgjedhja e kandidatëve ka qenë tej mase shqetësues, meqë nuk janë zgjedhur ata të cilët e meritojnë, por militant të partive, madje edhe të tillë që kanë qenë në listat e deputetëve në zgjedhjet e kaluara.
“Në mesin e kandidatëve vërtetë ka pasur kandidatë të mirë të cilët kanë pasur përvojë mbi 30 vjeçare apo me shumë në media…por ajo çka ka ndodhur është që deputetët e koalicionit PDK-LDK, kësaj radhe të ndihmuar edhe prej Listës Serbe edhe prej partisë rome, i dërguan në seancë kandidatët militantë të partive të tyre. Biles edhe ata që ishin me të dobëtit në procesin e intervistimit të cilët nuk kanë treguar as vizion të qartë se si do të kontribuonin ata në përmirësimin e imazhit të RTK-së, edhe mënyrën me të mirë të menaxhimit të këtij institucioni. Por nuk e kanë pasur as përvojën e duhur e cila i kërkohej për të qenë anëtarë i këtij bordi. Për me tepër nuk plotësonin kritere tjera siç është integriteti i lartë, respekti që gëzon në shoqëri e kështu me radhë”, tha Pantina.
Por, kryetarja e Komisionit “ad hoc” për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së Xhevahire Izmaku thotë se ka pasur kandidatura shumë të fuqishme dhe po t’i kishin edhe dhjetë vende të lira ka pasur hapësirë për të vendosur në pozicione njerëz që kanë pasur përgatitje profesionale në aspektin e menaxhimit të medias.
“Të them sinqerisht nëse unë do të vlerësoja personalisht, edhe unë nuk jam deri në fund e kënaqur, mirëpo ky proces është me vota të fshehura. Sa akuzon opozita, duhet të marr edhe akuza, sepse unë nuk e di qysh ka votuar opozita. Është një votim i fshehtë, ku secili ka të drejtën e vet dhe mandatin e vet të përcaktoj me votë vlerësimin. Nëse me ligj është kështu ne nuk mund të ndryshojmë, nuk mund të vendosim deri në fund kualitet kur përfundimisht politika i zgjedh anëtarët e bordit”, tha Izmaku për KosovaPress.
Në konkursin për pesë pozita, kishin konkurruar 55 kandidatë, nga të cilët dhjetë janë dërguar në seancë, derisa dy prej tyre janë të minoritetit serb.
Por, Pantina thotë se nga këta dhjetë kandidatë, janë dërguar së paku që janë anëtarë të partive në pushtet.
“Kanë qenë të paktën dy kandidatë që haptazi kanë qenë kandidatë politikë. Njëri prej tyre ka qenë kandidat për zgjedhje në zgjedhjet e kaluara, Muharrem Shahini. Ndërsa tjetri s’po më kujtohet emri që ka qenë drejtor për kulturë në komunën e Prishtinës, që do të thotë kanë mbajtur poste të larta politike, përderisa njerëzit e tjerë për nga mënyra që bënin anëtarët e komisionit shihej qartë se janë të afërt qoftë me ta personalisht apo me subjektet që përfaqësojnë”, shtoi ajo.
Mirëpo, kryetarja e këtij komisioni Xhevahire Izmaku mohon se partia që ajo përfaqëson ka dërguar ndonjë kandidat që është pjesë e strukturave të PDK-së.
“Si kryetare e këtij komisioni e përfaqësoj një subjekt politik, kemi qenë dy kandidatë dhe mund të flas me kompetencë vetëm për anëtarët e partisë sime. Asnjë prej tyre që është zgjedhur nuk është anëtarë i PDK-së, për këta flas me kompetencë, asnjë prej këtyre kandidatëve që do të shkojnë në seancë nuk kanë qenë në listën e PDK-së, as nuk janë në strukturë të PDK-së. Për ato që i dinë le të flet me emra. Mirëpo, sa i përket subjektit tim flas me kompetencë. Asnjë nga kandidatët nuk kanë qenë në listat e PDK-së, nuk janë asnjë strukturë e PDK-së, kjo ndalohet edhe me ligj realisht. Por ajo nuk i ka thënë këto as në komision”, theksoi ajo.
Komisioni pas intervistimit për në seancë ka dërguar dhjetë kandidatë të cilët janë, Hasan Saliu, Ismet Bexheti, Lirim Geci, Muharrem Shahini, Hisen Berisha, Mimoza Hasani, Mustafë Halili dhe Fehmi Ajvazi, ndërsa, dy nga komuniteti serb janë Ivan Veljkoviq dhe Spasoje Cvetkoviq. Nga këta dhjetë kandidatë, do të zgjidhen pesë prej tyre, ku një do të jetë nga komuniteti serb.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...