Komuna e Shengjinit ka emëruar njërën prej rrugëve të saj me emrin e Vëllezërve Haradinaj. I pranishëm në ceremoni, ish kryeministri kosovar Ramush Haradinaj i nderuar me aktin, theksoi se Kosova e Shqipëria ndajnë një histori, e sot janë më të bashkuara së kurrë.
Duke iu referuar kësaj date,si ngjarje e shënuar për Shengjinin, kreu i kësaj njësie vendore Salvador Kacaj i ka konsideruar vëllezërit Haradinaj si emblema e shqiptarisë, ndërsa aktin e sotëm ,një simbol që dëshmon se historia e Kosovës është historia e Shqipërisë dhe anasjelltas.
Ky nuk është rasti i vetëm që Shengjini ka nderuar emra që i dolën në mbrojtje të kauzës së shqiptarëve .Së fundmi,një tjetër rrugë e kësaj komune u emërtua me emrin e ish-presidentit kroat,Stiepe Mesic,raporton ABC news.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...