Dhjetëra aktivistë, të rinj e të reja nga Federata Rinore Socialiste humbën jetën nga sulmi terrorist. Aktivistët ishin mbledhur së bashku për një aksion kolektiv në ndihmë të qytetit Kobane, të shkatërruar prej fashizmit të ISIS.
Ata ishin duke dërguar lodra e libra në qytetin e rrënuar. Por mbi të gjitha ata me gjestin e tyre i kundërviheshin gjithë regjimeve autoritare e diktatoriale të asaj zone të botës, që njëri pas tjetrit i kanë mohuar popujve, e sidomos popullit kurd vetëvendosjen, sovranitetin e demokracinë, dhe i kanë vendosur popujt në luftë kundër njëri-tjetrit.
Aksioni i të rinjve turq e kurdë, që së bashku zgjodhën të vendosnin shpresën sipër frikës, kësaj radhe u njollos me gjakun e të pafajshmëve dhe me të zezën e fashizmit.
“Në solidaritet me dhimbjen e atyre që kanë humbur shokët e shoqet e tyre, ne i bashkohemi ngushëllimit që vjen nga aktivistë të së majtës në mbarë globin. Duhet të ndalet fashizmi i ISIS-it, duhet të ndalen diktaturat autoritare dhe regjimet despotike, duhet të ndalet bashkëpunimi i vendeve të botës me tiranitë në Lindjen e Mesme. Shpresa qëndron tek forcat progresive politike, që nuk dorëzohen, solidariteti ynë është për ta”, thuhet në letrën ngushëlluese të Lëvizjes Vetëvendosje.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...