Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po merr pjesë dhe do t’i adresohet me një fjalim takimit ministerial të Koalicionit Botëror kundër ISIS-it, i cili po mbahet sot në Kuvajt.
Ky takim, ka për qëllim që të koordinojë përpjekjet e shteteve anëtare në përballjene tyre me kërcënimet terroriste, jo vetëm në Siri dhe Irak, mirëpo gjithashtu në gjithë botën.
Konferenca do të bashkë-drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shtetit të Kuwait-it,Sheikh Sabah Al-KhaledAl-Sabahanddhe Sekretari Amerikan i Shtetit RexTillerson.
Në margjina të këtij takimi, Ministri i Jashtëm Pacolli është takuar me shumë homologë të tij nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Sekretarin amerikan, Rex Tillerson, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, si dhe Ministrat e Jashtëm të Jordanisë, Libanit, Katarit dhe të tjerë.
Ministrat e Jashtëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë të 74 parterëve të Koalicionit Global kundër ISIS-it, që përfshinë shtetet anëtare dhe Organizata Ndërkombëtare, janë takuar në Kuwait, që të riafirmojnë vendosmërinë në këtë qëllim.
Qeveria e Republikës së Kosovës në fund të vitit të kaluar kishte ndarë mjete financiare në vlerë prej 100,000 US$ (njëqindmijë dollarë Amerikan) për koalicionin anti-ISIS.

Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin