Një person pa shenja jete është gjetur në kanalin e Ibër Lepencit në fshatin Bukosh të Vushtrrisë sot në mesditë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se punëtorët e Ibër Lepencit e kanë gjetur trupin e të ndjerit.
“Sot një punëtor i Ibër Lepencit e kanë gjetur trupin e pajetë të një personi, i cili është i moshës rreth 70 vjeç, në rrjetën e kanalit të Ibër Lepencit. Menjëherë pas informatës në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë, zjarrfikësit dhe mjeku, ku edhe është konstatuar vdekja e tij”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.
Ai ka bërë të ditur se ky rast është iniciuar si vdekje në rrethana të dyshimta, ndërsa detaje të tjera sa i përket identitetit të tij nuk ka ende.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...