Rënia e flokëve mund të shkaktohet nga ndryshimet hormonale, një gjendje e caktuar shëndetësore, stresi ose mungesa e lëndëve ushqyese. Ekspertët rekomandojnë njerëzit që të konsumojnë ushqime të pasura me flavonoide që forcojnë folikulat e flokëve, ushqime të pasura me hekur për të shtuar numrin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ushqimet e pasura me proteina dhe silica që ndihmojnë në rritjen e flokëve, shkruan Shëndeti.al.
Këto janë disa nga ushqimet që luftojnë rënien e flokëve, sipas ekspertëve:
1.Veza
Të pasura në proteina, vezët ndihmojnë në rritjen e prodhimit të kolagjenit.
Lëndët ushqyese kryesore: Vitaminat A dhe D, karotene, lutein, zink dhe proteina.

2.Fiqtë
Fiqtë janë një burim i mirë i hekurit, lëndë ushqyese kjo shumë e rëndësishme për rritjen e shëndetshme të flokëve. Burime të mira të hekurit janë edhe frutat e thara dhe frutat e pyllit.
Lëndët ushqyese kryesore: Hekur, kalium, magnez, vitaminat A dhe E.

3.Farat e lirit
Të pasura në omega 3, farat e lirit ndihmojnë në ushqyerjen e flokëve duke parandaluar kështu tharjen dhe dobësimin e tyre.
Lëndët ushqyese kryesore: Omega 3, vitamina B1, magnez, fosfor, selen.

4.Farat e kungullit
Këto fara të pasura në proteina dhe zink ndihmojnë në forcimin e imunitet, duke çuar kështu në rritje të flokëve.
Lëndët ushqyese kryesore: Zink, hekur, fosfor, magnez, koper, proteina.

5.Frutat e pyllit
Të pasura në vitaminë C që rrit në mënyrë natyrale prodhimin e kolagjenit, frutat e pyllit ndihmojnë gjithashtu në absorbimin e hekurit. Vitamina C ndihmon në qarkullimin e gjakut në kokë, ndërkohë që antioksidues mbrojnë folikulat nga dëmtimi nga radikalet e lira.
Lëndë ushqyese kyçe: Vitaminë C, kalium.

6.Jeshillëqet
Perimet e gjelbra si spinaqi, lakra, lakërishte etj ndihmojnë në prodhimin e keratinës, një lloj proteine që forcon folikulat e flokëve.
Lëndët ushqyese kyçe: Vitaminat A, C, K dhe B, kaliumi dhe folate.

Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...