Mbrojtësi i talentuar nga Kosova, Florent Hadergjonaj ka vazhduar shkëlqimin e tij në Ligën Premier.
Huddersfield kishte një ndeshje të rëndësishme dhe ishte nikoqir i Bournemouthit.
Vendasit bardh e kaltër triumfuan në fund me rezultat 4-1 dhe i ikën fundit të tabelës.
E meritë të madhe në këtë fitore të Huddersfieldit kishte edhe Hadergjonaj që ishte titullar në këtë sfidë.
Hadergjonaj qëndroi në fushë gjatë tërë ndeshjes dhe u vlerësua lartë paraqitja e tij.
Sipas portalit të njohur ‘Whoscored’, Hadergjonaj ka qenë mbrojtësi më i mirë në këtë ndeshje me notën (7.00).
23-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje në Ligën Premier ku ka arritur ta bëjë një asistim.
Fitorja e sotme ka ngritur Huddersfieldin në pozitën e 16-të në tabelë me 27 pikë të tubuara.
Në ndeshjen e radhës, Hadergjonaj me Huddersfieldin do të takohen në udhëtim me West Bromin.

Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26