Ikona e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe trajneri Massimiliano Allegri kanë arritur në një pikë historike të karrierës së tyre.
Ndeshja ndaj Fiorentinas është ndeshja e 500-të e Buffonit në ligë me fanellë të Juventusit, ndërsa Allegri zhvillon ndeshjen e 200-të si trajner i klubit në të gjitha kompeticionet, transmeton portali arbresh.info.
Buffoni është lojtari i dytë që ka arritur 500 ndeshje në ligë për klubin dhe vetëm Alessandro Del Piero (513) ka arritur të bëjë më shumë paraqitje.
Shumica e këtyre paraqitjeve vijnë nga Serie A, por 37 prej tyre janë nga koha në ligën e dytë gjatë sezonit 2006-07 pasi Juventusi u dëbua për shkak të skandalit ‘Calciopoli’.
Allegri shënon paraqitjen e 200-të pas thuajse katër viteve nga emërimi i trajner në korrik të vitit 2014./arbresh.info/
https://twitter.com/OptaPaolo/status/962037067155828739
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...