Vitet e gjata të punës në minierën e Bulqizës, janë shoqëruar edhe me sëmundje kronike tek minatorët. Kushtet tepër të vështira, lagështia dhe pluhurat në galeri, por edhe mungesa e sistemit ajrues pasi kondicionerët nuk punojnë, kanë shkaktuar probleme shëndetësore tek thuajse të gjithë minatorët.
Para viteve ‘90 për shkak të vështirësisë së punës minatorët trajtoheshin falas me ushqime suplementare, duke marrë një dietë të plotë nga miniera, por tashmë kjo nuk ndodh më.
Mjeku specialist Fatos Hoxha, thotë se në spitalin e Bulqizës gjatë një viti paraqiten rreth 350-400 minatorë të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike, sidomos nga sëmundjet pulmonare dhe reaumatizmale.
“këto sëmundje vijnë nga kushtet e vështira të minatorëve që punojnë në miniera dhe sidomos pluhurat që krijohen në galeritë e kromit”, u shpreh mjeku Hoxha.
Prej vitesh shumë minatorë që punojnë në minierat e Bulqizës janë drejtuar në spitalet e Tiranës, për një trajtim më të specifikuar të sëmundjeve të tyre./Gazeta Shqip/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...