Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se Gjykata Speciale është padrejtësi historike, të cilës Kosova do t’ia shohë sherrin.
Krasniqi ka thënë në RTV Dukagjini se deputetët e koalicionit janë iniciatorët e nismës për shfuqizim të Speciales.
“Presidenti Thaçi edhe në ditën kur është votuar Gjykata Speciale ka thënë që kjo është padrejtësi historike, edhe është absolutisht padrejtësi historike të cilës kemi me ja pa sherrin për një kohë të gjatë”, ka thënë Krasniqi.
Ai i është kundërpërgjigjur ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili natën e 22 dhjetorit, kur u tentua shfuqizimi i Speciales, e cilësoi si natën më të rrezikshme të Kosovës që nga lufta.
Krasniqi ka thënë se Kosova ka pasur shumë net të tjera më të rrezikshme, se ajo kur u tentua shfuqizimi i Speciales.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...