Komuna e Ferizajt nuk është më siç ishte dikur dhe që njihej si “qyteti pa semafor”.
Kështu nuk do të mund ta quajë më askush pasi që sot në këtë komunë ka nisur të funksionojë semafori i parë i qytetit.
Semafori u vendos në udhëkryqin afër stacionit kryesor të trenit.
Ngazëllimi nuk ka munguar te qytetarët e komunës që e quajnë si hap të vonshëm vendosjen e semaforëve.
“Ishte interesante, por shumë turp që kemi mbetur deri në vitin 2015 pa asnjë semafor në Komunë”, ka thënë një qytetar për Koha.net.
Një tjetër i tha portalit Koha.net se do të jetë e vështirë që qytetarët e Ferizajt, si këmbësorët ashtu edhe shoferët, të mësohen me respektimin e këtij rregulli në komunikacion me faktin se historikisht, qyteti i Ferizajt nuk ka pasur asnjëherë një të tillë.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...