Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se “nuk ka vend për panik” nga ana e qytetarëve, sepse situata e sigurisë në Kosovës është e qetë.
“Vlerësuar nga aspekti i përgjithshëm, mund të themi se situata në përgjithësi është e qetë”.
“Nuk ka vend për panik, sepse masat e sigurisë janë ndërmarrë me kohë nga Policia e Kosovës”.
“Nuk ka informacione konkrete për ndonjë sulm të mundshëm në ndonjë hapësirë të caktuar, prandaj nuk ka ndonjë rrezik”.
Gjithsesi, Kelani tregon se përkundër kujdesit të shtuar rreziku prapëseprapë ekziston, transmeton Klan Kosova.
“Policia po i menaxhon rastet, por Kosova nuk është imune ndaj sulmeve, ashtu si nuk janë as shtetet tjera”.
“Ne kemi patrullime të shtuara, në vende të caktuar me interes të veçantë”, tha Kelani.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...