Arsenali duket se do të jetë në mungesë të portierit Petr Cech për ndeshjen e së shtunës në derbin londinez kundër Tottenhamit.
Ish ylli i Chelseas është detyruar të largohet nga fusha në fitoren e thellë 5 me 1 të “Topçinjve” kundër Evertonit të shtunën për shkak të një problemi me pulpë të këmbës, transmeton portali arbresh.info.
Cech ende nuk ka nisur stërvitjet me skuadrën e parë të trajneri Arsene Wenger, i cili do të ketë hapësirë deri të premten për të mësuar gjendjen e tij ose do të shfrytëzoj David Ospinan.

Hera e fundit që kolumbiani ka statuar për “Topçinjtë” në ligë ishte muaji prill, por deri tani nuk ka qenë në asnjë ndeshje në ligë këtë sezon.
Ospina ka bërë vetëm 23 paraqitje në Premierë Ligë qysh pasi iu bashkua “Topçinjve”.
Ai do të ketë një punë të vështirë për të ndalur goditjet e sulmuesit Harry Kane në rast se mungesa e Cech konfirmohet./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...