Xhamitë pajisen me kamera të sigurisë për shkak të kërcënimeve nga ISIS (Foto)

17:15 | 20 Korrik 2015
M. A.

Kërcënimet e fundit të pjesëtarëve të ISIS-it se do të organizojnë sulmet terroriste në Kosovë kanë bërë që institucionet shtetërore të rrisin nivelin e sigurisë në vend.

Niveli i sigurisë është rritur edhe pranë objekteve fetare, sidomos xhamiave.

Kohëve të fundit në të gjitha xhamitë në kryeqytet, janë instaluar kamera të sigurisë.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë treguar për ORAinfo se një veprim i tillë është bërë me qëllim të parandalimit të çfarëdo incidenti brenda objekteve fetare.
Sipas këtij burimi, këto xhami përmes kamerave të sigurisë do të jenë nën vëzhgim 24 orë.
“Ne do të kemi mundësi që shohim se kush hynë dhe del nga xhamit, lëvizjet e personave brenda dhe rreth xhamive dhe nëse vërejmë diçka të dyshimit, ne do të ndërhyjmë”, ka thënë ky burim për ORAinfo.

Ai ka treguar se polica kanë hasur në mirëkuptimin e imamëve nëpër xhami të cilët sipas këtij burimi, janë shprehur të gatshëm për të bashkëpunuar në këtë drejtim.

“Pajisja me kamera kë të bëjë me parandalimin e mundshme të ndonjë akti terrorist”, ka sqaruar ai.

Shtimi i masave të sigurisë në gjithë vendin janë bërë pas disa mesazheve kërcënuese të shqiptarëve që janë pjesë e ISIS-it.

Këta të fundit kanë kërcënuar se do të ndërmarrin sulme të mëdha terroriste në gjithë Kosovën.

Ditë me parë Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona si të dyshuar për sulme terroriste. Të njëjtëve gjatë arrestimit u janë gjetur maska dhe flamuj me përmbajtje të ISIS-it, ndërsa dyshohej se qëllimi i tyre ishte helmimi i liqenit të Badovcit.

gjamia 3 gjamia 2

Shpërndaje në rrjete sociale