Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Drejtësisë të Republikës së Turqisë, Bilal Uçar.
Ministri Tahiri ka falënderuar zëvendësministrin Uçar për mbështetjen që Republika e Turqisë ka dhënë për Kosovën, duke shprehur gatishmërinë e plotë për të kultivuar edhe më tutje marrëdhëniet e mira ndërshtetërore.
Sipas njoftimit për media, ministri Tahiri ka shprehur shqetësimin për mos zbatimin nga ana e Turqisë të Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, duke mos u përgjigjur në kërkesat e Prokurorisë së Kosovës për sigurimin e dëshmive që do të përdoreshin kundër një grupi të dyshuar për terrorizëm.
“Rritja e bashkëpunimit do t’iu mundësonte dy vendeve bashkërendim më të mirë të veprimeve, në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit dhe tendencave të kësaj natyre, që tashmë janë bërë problem global”, ka thënë ministri Tahiri.
Ndërsa zëvendësministri i Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Bilal Uçar, është zotuar që këto kërkesa do të shqyrtohen me prioritet, duke theksuar rëndësinë që ka për Turqinë bashkëpunimi me Kosovën në këtë fushë./Arbresh.info
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...