Policia e Ferizajt në këtë fundjavë ka ndaluar tre persona nën dyshimin se kanë përdorur armë të zjarrit në dasma dhe ahengje familjare.
Me këtë rast bëhet e ditur se personave në fjalë u janë konfiskuar edhe tri armë brezi dhe disa fishekë kalibrash të ndryshëm.
Sipas policisë arrestimi i këtyre personave hyn në vazhdën e zbatimit të planit operativ: “Sezoni veror 2015” dhe në masat e shtuara të Policisë në parandalimin e të shtënave të pakontrolluara me armë zjarri në dasma dhe ahengje”.
Policia në rajonin e Ferizajt ka intervenuar në tri raste të ndara. Me këtë rast, janë shoqëruar në polici tre persona, të cilëve edhe u janë konfiskuar tri armë brezi dhe disa fishekë kalibrash të ndryshëm. Pas intervistimit të të dyshuarve, Prokuroria vendosi që rastet të procedohen në procedurë të rregullt gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Zyrës Rajonale për Informim.
Nisur nga këto raste dhe rreziku i vazhdueshëm nga të shtënat e pakontrolluara, Policia rajonale e Ferizajt ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në dasma dhe ahengje familjare.
Ndryshe, Policia është e obliguar t’i ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore në parandalimin e këtyre rasteve dhe në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
Putini i hapur për shkëmbim territoresh, por e do të gjithë ...
Fundjava e fundit e 2025-ës vjen me ngrica e temperatura në ...
Forcat Speciale Shqiptare dhe të ShBA-së me ushtrim të përba...
Ulutash pret në takim shefin e misionit të vëzhguesve të KiE...
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...