Policia e Kosovës njofto se gjatë vikendit, në rajonin e Prizrenit, janë raportuar dhjetëra vatra zjarresh të cilat janë lokalizuar falë intervenimit efikas të brigadës së zjarrfikësve.
Sipas raporteve policore të qendrës operative, rezulton se zjarre ka pasur në numër më të madh në datën 19 korrik: si në Arbanë tek varrezat; Landovicë; Lagja Dardani, Luzhnicë e Suharekës e ndonjë vend tjetër.
Për shkak të temperaturave tepër të larta e për pasojë në natyrë bari është tharë i cili paraqet rrezik potencial për përhapjen e zjarreve të përmasave të mëdha.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, apelon tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos përhapin vatra zjarri si djegia e hamulloreve (stërnishtave) djegia e gomave, bërllokut, hedhja e bishtave të cigareve nga veturat, hedhja e prushit në ambient të hapur nga tangarët apo grillat që i përdorin qytetarët nëpër oborre por edhe pushuesit gjatë pushimeve në natyrë.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...