Policia në bashkëpunim me Shoqatën e peshkatarëve dhe disa zhytës kane nxjerrë një barke nga Liqeni i Badovcit, te shtylla e trete ndriçuese e pendës së Liqenit, raporton Koha Ditore.
Në vendin e ngjarjes janë parë forca policore, zjarrfikës si dhe zyrtarë të ujësjellësit përfshirë ëdhe drejtori Xhelosh Vataj.
Para gazetareve Vataj tha se po bëjnë një kontroll rutinor dhë matjen e nivelit të ujit.
Kur ai u pyet nëse është e zakonshme që kontrollet rutinore të bëhen në prezencë të shtuar të forcave policore, Vataj ka njoftuar se do të nxjerrin një barkë që është fundosur para një muaji dhe e cila i takon shoqatës së peshkatarëve.
Aksionin për nxjerrjen e një barke e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, i cili ndër tjerash ka thënë se në këtë fazë nuk ka dyshime në aspektin policor.
Krejt ky aksion ndodhi disa orë pasi Policia kishte konfiskuar një kallashnikov, karikator, rroba të zeza dhe maska afër liqenit.
Prokurorja Drita Hajdari kishte konfirmuar se gjetjet e mbrëmjes të së dielës përkojnë nga hetimet ndaj pesë të arrestuarve për terrorizëm javën e kaluar.
Mirëpo akoma nuk dihet nëse kontrollet e sotme në Badovc lidhën me këto hetime.
Putini i hapur për shkëmbim territoresh, por e do të gjithë ...
Fundjava e fundit e 2025-ës vjen me ngrica e temperatura në ...
Forcat Speciale Shqiptare dhe të ShBA-së me ushtrim të përba...
Ulutash pret në takim shefin e misionit të vëzhguesve të KiE...
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...