Angelina Jolie (42) dhe Chris Hemsworth (34) duket se nuk janë ulur rastësisht afër njëri-tjetrit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”.
Pas një vit e gjysmë të shkurorëzimit nga Brad Pitt, aktorja e famshme thuhet se i hedhur syrin kolegut më të ri në moshë.
Aktorja raportohet t’i ketë kërkuar menaxherit që t’i gjejë një rol filmik, ku është edhe aktori Hemsworth.
“Ajo e admiron punën e tij dhe mendon se është një aktor fantastik, por në të ardhmen dëshiron të takohet me të në ekranin e madh. Të gjithë e kanë vënë re se skuqet kur shoqërohet me të”, i tha një burim Radar Online.
Edhe pse vendosi të largohej nga kamera për njëfarë kohe, Angelina po përgatitej të kthehet në një projekt filmik me aktorin.
Ndërkohë, shumëkush beson se dyshja do të ishin çifti i përsosur, por është e vështirë t’i shohim së bashku.
Përndryshe, Chris Hemsworth është i martuar që nga viti 2010 me Elsa Patakin, me të cilën ka tre fëmijë.
Pasi u nda me Bradin, Jolie u lidh me një sipërmarrës të pasur britanik dhe një regjisor kamboxhian. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=126&v=99tcLDRP-G4


Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit