Qeveria e Maqedonisë duhet të zbatojnë politika që nxisin integrim dhe mirëkuptim ndërmjet bashkësive etnike dhe të promovojnë kohezion shoqëror, duke e mbrojtur shumëllojshmërinë, tha në konferencën për shtyp komisari për të drejtat e njeriut nga Këshilli i Evropës, Nils Muižnieks, i cili qëndron në vizitë pesë ditore në Maqedoni.
Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit ka vendosur fund të konfliktit të vitit 2001 dhe ka sjellë ndryshime në disa fusha, si përfaqësimi i bashkësive etnike, decentralizimi dhe përdorimi i gjuhëve, por kohezioni shoqëror nuk është arritur, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Shoqëria e Maqedonisë mbetet e ndarë thellë në baza etnike dhe gjuhësore dhe është koha që liderët politik të krijojnë strategji për integrimin, për tejkalimin e këtyre ndarjeve”, thotë Muižnieks.
Mjedisi i përgjithshëm në lidhje me të drejtat e njeriut në Maqedoni, sipas tij është pozitive, ndësa Qeveria përcjell shumë porosi të bashkëjetesës së bashkësive etnike. Sipas tij, fëmijët në Maqedoni vonë fillojnë të mësojnë gjuhët e shoqërive tjera dhe apeloi që të përpunohen politika sistematike dhe afatgjata për shmangie të ndarjeve mes fëmijëve nga bashkësitë e ndryshm etnike në sistemin arsimor./Telegrafi/
MPB publikon detaje dhe inicialet e viktimave në aksidentin ...
Rutte mirëpriti vendosjen e trupave të SHBA në Poloni: Një E...
Deliu-Kodra kritikon ndarjen e 100 eurove: Qytetarët e Kosov...
Pamje nga aksidenti fatal mes veturës dhe kamionit me targa ...
Realizohet operim i rrallë në Spitalin e Pejës
Aksident mes një veture dhe kamionit me targa të Kosovës, ka...