Barcelona ka si prioritet rinovimin e kontratës së Samuel Umtitit dhe dyfishimin e klauzolës së tij prej 60 milionë euro.
Marrëveshja aktuale e mbrojtësin francez është e vlefshme vetëm deri në qershor të vitit 2021, por klauzola e blerjes mendohet se është jashtëzakonisht e vogël në lidhje me rëndësinë e tij në klub, transmeton portali arbresh.info.
Manchester City raportohet se është përpjekur për të lansuar një ofertë për 24-vjeçarin, por mediat spanjolle raportojnë që gjiganti katalunas do të punoj tani drejt rinovimit të kontratës.
Pas transferimit nga Lyoni në vitin 2006, mbrojtësi qendror ka shkëlqyer te “Blaugranët” këtë sezon dhe ata thuhet se janë të gatshëm t’i shtojnë edhe dy vite të tjera në marrëveshjen e re me një klauzolë të blerjes prej 200 milionë euro.
Umtiti ka bërë 14 paraqitje në La Liga këtë sezon./arbresh.info/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër