Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Selim Pacolli përmes një postimi në facebook ka thënë se niveli i cilësisë së ajrit në Prishtinë është stabilizuar.
Pacolli ka thënë se niveli i ndotjes së ajrit sonte në Prishtinë është dukshëm më i ulët.
Nënkryetari Pacolli ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin gjatë zbatimit për të parën herë të kësaj mase emergjente me synim të uljes së nivelit të ndotjes së ajrit./Arbresh.info/
Postimi i plotë i Selim Pacollit:
Niveli shqetësues i ndotjes në ajrit në kryeqytet është stabilizuar. Për orë të tëra rresht, sipas matjeve të Ambasadës Amerikane, niveli i ndotjes gjatë ditës së sotme është dukshëm më i ulët duke variuar me shifra prej 60-70 PM2.5 (AQI).
Falë progonozave premtuese atmosferike që parashohin lëvizje të ajrit edhe përgjatë ditëve në vijim, tashmë nga ora 18:00 masa e ndalimit të qarkullimit të veturave në qendër është pezulluar.
Me këtë rast, dua t’i falenderoj gjithë qytetarët për mirëkuptimin gjatë zbatimit për të parën herë të kësaj mase emergjente me synim të uljes së nivelit të ndotjes së ajrit. Megjithatë, puna për një Prishtinë më të pastër nuk mbaron këtu pasiqë jetesën në përputhje me parimet për ruajtjen e ambientit duhet ta përshtasim çdo ditë. ??
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...