Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani, ka takuar sot, senatorin italian, Ludovico Sonego.
Gjatë takimit, u vlerësua e dëmshme iniciativa parlamentare për shfuqizimin e dhomave të posaçme të Gjykatës Speciale.
Osmani, pasi e falënderoi Senatorin për vizitën, e njoftoi atë për aspekte nga fushëveprimtaria e Komisionit, me theks të veçantë për angazhimet që ndërlidhen me diplomacinë parlamentare, përcjell Telegrafi.
Me këtë rast, bashkëbiseduesit u angazhuan për fuqizimin e raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Italisë, ndërkaq, rëndësi e veçantë gjatë këtij takimi, i është kushtuar iniciativës parlamentare për shfuqizimin e dhomave të posaçme të Gjykatës Speciale.
Lidhur me këtë, kryetarja e komisionit Osmani dhe Senatori Sonego vlerësuan se, kjo iniciativë është e dëmshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj evropiane.
Në fund të takimit, Senatori Sonego, shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit italian për të mbështetur edhe më tej Kosovën në agjendën e saj evropiane.
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...
Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Ma...
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...