Janë bërë 16 vjet pas lufte e më shumë se shtatë prej shpalljes së pavarësisë dhe institucionet e vendit asnjëherë nuk e kanë bërë asnjë hap të vetëm që Kosova ta ketë ligjin për referendumin. Derisa ndryshimet e mëdha në botën demokratike ndodhin atëherë kur edhe populli bëhet vendimmarrës, Kosova ende nuk ka arritur në këtë fazë.
Për partitë politike e njohës të zhvillimeve në vend ekziston një arsye e fortë pse pushtetarët nuk po e vënë prioritet këtë ligj.
Marrëveshjet me Serbinë, privatizimet e mëdha, e në rastin më të ri Gjykata Speciale do të kundërshtoheshin fuqishëm nga populli, e kështu partitë në pushtet do të humbnin shumë politikisht.
Njëri nga hartuesit e kushtetutës së republikës, Riza Smaka, thotë se para pavarësisë nuk kanë lejuar ndërkombëtarët, por tash mungon vetëm vullneti politik.
Edhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, ka thënë se për mungesë të vullnetit politik, qytetarët po përballen me vendime të dëmshme për Kosovën pa pasur fuqi për ndryshim.
Edhe Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike e Politike ka përmendur arsyet pse as në 2015-ën Kosova nuk e ka ligjin për referendumin. /KTV/
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...