Shefja e zyrës së BE-së Natalyie Apostolova ka thënë se zbatimi i kritereve ekonomike është kërkesë kryesore për anëtarësimin në BE.
“Zbatimi i kritereve ekonomike është kërkesë kryesore për anëtarësim në BE, kjo nënkupton një ekonomi të tregut funksional. Komisioni Evropian jep pasqyrë të brendshme të ekonomisë për të përmirësuar kriteret ekonomike , programi për reformën ekonomike është instrumenti kryesor për dialogun në ekonomi”, ka thënë Apostolova.
Apostolova ka thënë se në kontekstin e zgjerimit të Bashkimit Evropian përfshihet stabiliteti ekonomik cilësia e mirë e arsimit.
“Në kontekst të zgjerimit të BE-së përfshihet stabiliteti ekonomik, mjedisi mirëpritja biznesore , cilësia e mirë e arsimit, inovacioni dhe integrimi ekonomik me BE dhe botën”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se programi për reformën ekonomike është një proces i rëndësishëm.
Programi për reformën ekonomike është një proces i rëndësishëm është thelbi i ekonomisë njëri ndër tri shtyllat e zgjerimt, është një shtyllë për vendet që i bashkohen BE-së./arbresh.info
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...