Afër Liqenit të Badovcit gjenden uniforma, kallashnikovë dhe eksploziv

20:30 | 19 Korrik 2015
M. A.

Para rreth gjysmë orë Policia e Kosovës në afërsi të Liqenit të Badovcit i ka gjetur dy çanta. Çantat janë gjetur rreth 300 metra nga vendi ku para një më shumë se një jave u arrestuan tre persona të dyshuar për terrorizëm.

“Në njërën çantë janë gjetur uniforma të zeza dhe një letër që dyshohet se është e shkruar në gjuhen arabe dhe dy kallashnikov, kurse në çantën tjetër dyshohet se ka eksploziv ose municion”, kanë thënë burime të Indeksonline nga vendi i ngjarjes.

Të kujtojmë se më 11 korrik janë arrestuar 5 persona afër Liqenit të Badovcit të dyshuar për terrorizëm. Fillimisht ishin arrestuar tre prej tyre, kurse më vonë në lokacione të ndryshme u kapen edhe dy të tjerë.

Atyre u është caktuar tashmë masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Shpërndaje në rrjete sociale