Në fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit, u vu gurëthemeli i shtëpisë në të cilën do të vendoset Sabile Gashi nga fshati Sllovi i Lipjanit dhe vajza e saj, të cilat tash e sa vite jeton në një shtëpi që nuk i plotëson as kushtet elementare për jetesë.
Ndërtimi i kësaj shtëpie u mundësua falë donatorëve që ndihmuan në projektin e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, e që parashihet të përfundoj në fund të majti gusht të këtij viti.
Shoqata “Miqtë e Amerikës” për gjendjen në të cilën jeton Sabilja u njoftuan nga fqinjët e saj. Ata morën iniciativën t’i ndihmojnë dhe mblodhën donatorët e nevojshëm, ku sot veç po nisin implementimin e projektit.
Për ndërtimin e shtëpisë së Sabilës, një ndihmë mjaftë të madhe dha edhe dhëndri i saj, i cili i ofroj 5 ari truall, pranë shtëpisë së tij.
Sabile Gashi nuk e fsheh dot gëzimin që së shpejti do të bëhet me shtëpi. Ajo rrëfen për kushtet në të cilat ka jetuar deri tani.
Ajo falënderon shoqatën “Miqtë e Amerikës” dhe të gjithë ta që ndihmuan në përmirësimin e kushteve në të cilat jeton.
Për të shënuar fillimin e implementimit të këtij projekti qe edhe kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tregoi se ky aktivitet po organizohet për nderë të 11 vjetorit të Qendrës Presidenciale “Bill Clinton”, e që presin të përfundojë me datë 19 gusht të këtij viti.
Rexhepi theksoi se askush nga anëtarët e shoqatës nuk ka të drejtë të marrë ndonjë shumë nga donacioni i mbledhur, por të gjithë donatorët do të sjellin kontributin e tyre në vendin ku po punohet.
Për këtë projekt, komuna e Lipjanit e ka ndarë vendimin dhe ka paguar taksat e nevojshme për ndërtim, derisa edhe shumë kompani për ndërtimin dhe kompletimin e shtëpisë në përgjithësi, kanë kontribuar. Vlera e këtij projekti arrin shumën deri në tetë mijë euro.
Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës” tha se ky është veprim i parë dhe i fundit në ndërtim. Sepse siç tha ai, nuk kanë për qëllim të krijojnë poenë politik në këtë formë.
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...