Huadhënia ndaj kompanive në Eurozonë u ngadalësua gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, ndërkohë që indikatori M3 [qarkullimi i parasë në rajon], pësoi rënie në 4.6 për qind nga 4.9 për qind, tregojnë të dhënat e fundit të publikuara nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).
Gjatë muajit nëntor ndërkohë, niveli i huadhënies ndaj koorporatave preku nivelin më të lartë që prej krizës financiare globale një dekadë më parë, mirëpo dhjetori e zbriti këtë rekord. Gjatë këtij muaji, huadhënia ndaj biznesit u zgjerua me vetëm 2.9 për qind, duke u ngadalësuar nga 3.1 për qind që ishte në muajin paraprak, huadhënia ndaj familjarëve ishte 2.8 për qind.
Ky trend pozitiv vie si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e politikave monetare mjaftë lehtësuese të BQE-së. Mirëpo, kundrejt rimëkëmbjes gjatë viteve të fundit dhe trendit mjaft pozitiv të kreditimit, nivelet mbeten ende shumë larg atyre të viteve përpara krizës financiare globale. /Telegrafi/
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...