Sami Khedira insiston se “nuk ishte një ndeshje e lehtë” për Juventusin, madje edhe pse skuadra e Chievos mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në fushë.
“Gjëja e rëndësishme është se fitorja erdhi, pasi kjo nuk ishte një ndeshje e lehtë”, ka thënë mesfushori për gazetarët pas ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.

“Chievo, edhe pse mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në fushë, mbylli shumë mirë hapësirat. Ne fituam tri pikët gradualisht dhe ne jemi të lumtur me atë”
“Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë, pasi do të jetë një luftë që do të përfundoj me Napolin për titull”
Juvventusi qëndron aktualisht në krye të tabelës me 56 pikë, dy më shumë se Napoli me një ndeshje më pak të zhvilluar./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...