Pas disfatës së dytë sezonale në xhiron e fundit kundër Lyonit, “Parisienët” i janë kthyer fitoreve pasditen e sotme (e shtunë) duke siguruar tri pikë të plota me lehtësi në Parc des Princes.
Paris Saint Germaini ka mposhtur me rezultat të thellë 4 me 0 rivalin e së shtunës – Montpellier, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 23-të në Liga 1, shkruan portali arbresh.info. Goli i epërsisë u realizua në minutën e 11′ nga sulmuesi Edinson Cavani, i cili theu rekordin nga Zlatan Ibrahimovic duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në klub me gjithsej 157 gola.

Superylli Neymar dyfishoi epërsinë nga pika e bardhë në minutën e 40′, ndërsa goli i tretë u realizua nga Angel Di Maria në minutën e 70′ të pjesës së dytë pas asistimit nga Thomas Meunier.
Ish ylli i Barcelonës, Neymar gjeti portën sërish në këtë ndeshje duke shënuar për 4 me 0 në minutën e 82′ pas asistimit nga autori i golit të parë – reprezentuesi uruguaian Edinson Cavani.

Paris Saint Germaini tani ka 59 pikë në krye të tabelës, 11 më shumë se Lyoni në pozitën e dytë, ndërsa Montpellier gjendet në pozitën e shtatë me 31 pikë./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat e PSG-së:
https://streamable.com/7gcp4
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten