Kuvendi i Malit të Zi me 19 janar 2018 ka filluar seancën e parë të jashtëzakonshme për këtë vit me 12 pika te rendit të ditës.
Deputetët në ditën e parë te seancës kanë përfunduar debatin mbi Propozimligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi Administratën Publike dhe Propozimligjin për mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet ngjitëse.
Të pranishëm në sallë ishin përfaqësuesit e pozitës dhe një pjesë e opozitës. Ajo çfarë është theksuar në këtë mbledhje ishte edhe polemike e ashpër dhe një fjalor tejet i rëndë për një institucion serioz siç është Kuvendi, raporton tvTeuta. Po ashtu seancën e karakterizoi edhe fjalori fyes i deputetit Millan Knezheviq drejtuar nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi dhe Forcës, Genci Nimanbegut, i cili në këtë rast po kryesonte seancën.
Nënkryetari Nimanbegu, pas një mori diskutimesh procedurale nga ana e opozitës, dhe kërkesës që të mos diskutohet pika e rendit të ditës për shkak të mospranisë së ministrit të Shëndetësisë, si kryesues i seancës vlerësoi se ekzistojnë kushtet për të vazhduar debatin sepse e pranishme ishte bashkëpunëtorja e autorizuar për ta mbrojtur Propozimligjin në fjalë.
Por kjo situatë shkaktoi revolt tek opozita, konkretisht deputeti Knezheviq, i cili iu drejtua Nimanbegut me fjalët: “…unë mund edhe me doren e djathtë”, duke aluduar për dorën e majtë që e ka të lënduar nga incidenti në Kuvend, si dhe “…mos luaj këtu rolin e personit të rëndësishëm, kur ta formosh UÇK-në, atje luaje këtë rol. Pas këtyre ndërhyrjeve, nënkryetari Nimanbegu dha pauzën e cila zgjati rreth 45 minuta./TvTeuta
Nagavci kërkon që Osmani të jetë mirënjohëse ndaj VV-së: Të ...
Atmosferë e jashtëzakonshme nga Dardanët në Bratislavë, Adem...
I moshuari gjendet i vdekur në rrugë, policia kërkon ndihmë ...
AKB: Kërkesat për heqjen e TVSH-së dhe akcizës, populizëm i ...
Mediumi sllovak për tifozët e Kosovës: I kanë pushtuar të gj...
Të dyshuarit për vjedhje i gjenden e sekuestrohen uniforma p...