Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara midis Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, Mathew Nimetz, bëri të ditur se do të vizitojë Athinën dhe Shkupin javën e ardhshme.
“Me ftesë të qeverive të Greqisë dhe Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, i dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Mathew Nimetz, do të qëndrojë në Athinë dhe Shkup në periudhën nga 29 janari deri më 1 shkurt”, thuhet në njoftimin e zyrës së tij.
Kontesti midis Greqisë dhe Maqedonisë daton qysh në vitin 1991, kur kjo e fundit ka shpallur pavarësinë.
Greqia nuk e pranon Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë sugjeron se Shkupi ka pretendime territoriale ndaj një rajoni verior të Greqisë, i cili po ashtu quhet Maqedoni.
Bisedimet për zgjidhjen e kontestit kanë marrë hov javëve të fundit.
Të mërkurën, kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, janë takuar për herë të parë, në margjina të një samiti në Davos të Zvicrës.
Të dy zyrtarët kanë bërë disa koncesione për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Maqedonia do të ndryshojë emërtimet për aeroportin dhe autostradën që mbajnë emrin e Aleksandrit të Madh – heroit të të dyja palëve, ndërsa Greqia do të tregojë vullnet të mirë dhe do të lejojë Maqedoninë të rrisë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetë...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...