Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij turk, ku i ka shprehur shqetësimet rreth ofensives turke në Sirinë veriore.
Gabriel i tha Mevlut Cavusoglu të Turqisë se Gjermania është e shqetësuar për pasojat humanitare të një përshkallëzimi në Siri dhe që të dy diplomatët janë pajtuar që procesi politik sirian tani duhet të vazhdojë në mënyrë intensive, shkruan “Rueters”, transmeton portali arbresh.info
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se nuk do të ketë “asnjë kthim prapa” nga sulmet ajrore që kanë për qëllim shkatërrimin e luftëtarëve të YPG kurdë të mbështetur nga SHBA-të, të cilët kontrollojnë rajonin Afrin të Sirisë.
Shqetësimet gjermane lidhur me përparimin e Turqisë mund të komplikojnë një afrim në rritje midis aleatëve të NATO-s që u mblodhën kur Gabriel dhe Cavusoglu u takuan në Gjermani këtë muaj./arbresh.info/
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...