Një hotel me dy yje ju mundëson të pushoni në dy shtete njëkohësisht, në atë të Zvicrës dhe të Francës. Hoteli “Arbez” qëndron në kufirin mes Francës dhe Zvicrës, që nënkupton se ka një adresë franceze dhe një zvicerane.
Në anën franceze, Arbez është në Rue de la Frontera në La Cure, përderisa në anën zvicerane është në Route de France në Cure.
Sapo të hyni brenda, ju mund të ecni prej njërit shtet në tjetrin brenda sekondave. Pozita e veçantë e këtij hoteli erdhi në vitin 1862, kur qeveria franceze dhe ajo zvicerane nënshkruan një traktat për të modifikuar kufirin mes dy vendeve.
Shtretërit e dhomave kanë nga dy jastëk, njëri i dizajnuar me flamurin zviceran e tjetri me atë francez./syri.net

Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...