Gazetarja dhe shkrimtarja Susan Braudy ka deklaruar se aktori Michael Douglas e ka ngacmuar seksualisht gjatë fund viteve të 80-ta, duke përfshirë edhe masturbimin në prani të saj.
Në fillim të këtij muaji, aktori ka mohuar akuzat, duke shtuar se akuzat ndaj tij janë thjesht “gënjeshtra” dhe se ai nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë në këto “lojra”, transmeton portali arbresh.info
Duke folur për Hollywood Reporter, Braudy pretendoi se sjellja e aktorit filloi me bisedë të papërshtatshme, duke përfshirë komente rreth trupit të saj.
Më pas ajo u takua me Douglas në apartamentin e tij për të diskutuar rreth punës, kur edhe ai masturboi para saj.
Ajo ka theksuar se është ndjerë e poshtëruar.
Michael Douglas është emri i fundit i lakuar në botën e filmit që ka të bëjë me ngacmimet seksuale./arbresh.info/
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C