Duke pritur vazhdimin e dialogut në Bruksel, pala serbe pohon se Prishtina qëllimisht dëshiron ta shtyjë atë, pasi, siç transmeton RTS, për Serbinë dhe për serbët në Kosovë, më i rëndësishmi është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe.
Pasuria, barrikada në lumin Ibër dhe për Serbinë çështja, që sipas këtij medium serb, bën 40 për qind të Marrëveshjes së Brukselit- Asociacionit të komunave serbe janë tema që nuk u zgjidhen në takimin e raundit të qershorit e për të cilat, të paktën beson pala serbe, do të zgjidhen deri në fund të korrikut, transmeton koha.net.
Drejtori i Zyrës për Kosovën ka thënë se Prishtina me një fjali të thjeshtë thotë se çështjen e pasurisë e lë për një bisedime të ardhshme.
“Ne kemi dëshmi të qarta për pasurinë dhe ne kërkojmë që çështja e pasurisë të jetë temë e dialogut”, ka theksuar Gjuriq.
Ai ka shtuar se qëllimi i Prishtinës është që me një hap të zgjidhë pronësinë ndaj tërë sistemit elektrodistributiv në Kosovë, përfshirë hidrocentralin e Gazivodës dhe trafostacionin Vallaq që për Serbinë janë të papranueshme.
Analisti politik nga Beogradi Dushan Janjiq thotë se “priten tri marrëveshje të veçanta, për telekomunikacionin, AKS-në, еlektroekonominë dhe një marrëveshje për parimet e përgjithshme, i ashtuquajturi Brukseli 2.
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...