Që nga 1 janari i vitit 2018, Kina ka ndaluar lejimin e importit të mallrave të reciklueshëm nga shumë vende, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.
Tani këto vende po luftojnë me sasitë e tepërta të mjeteve të reciklueshme, pasi ato nuk mund të dërgohen askund, transmeton portali arbresh.info
Steve Frank nga “Pioneer Recycling” tha për Neë York Times tha se inventari i tij është jashtë kontrollit dhe se ndalimi i Kinës është “një shqetësim global”.
Për të ndihmuar në grumbullimin e sasive të tepërta të mallrave të riciklueshëm, BE-ja po planifikon të propozojë një taksë mbi qeset plastike.
Vetëm në vitin 2016 prodhuesit kinezë importuan 7.3 milionë ton metrikë plastike të riciklueshme nga Shtetet e Bashkuara.
Në korrik 2017, Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit e Kinës i tha Organizatës Botërore të Tregtisë se nuk do të pranonte më importet e 24 llojeve të zakonshëm të mbeturinave të forta të lejuara për shkak të shqetësimeve të kontaminimit./arbresh.info/
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...