Bastian Schweinsteiger do të vazhdojë të luaj të paktën edhe për një sezon pas nënshkrimit të kontratës një vjeçare te Chicago Fire.
Ish reprezentuesi i Gjermanisë shpenzoi edicionin 2017 te skuadra në MLS pas largimit nga Manchester United falas në muajin mars të vitit të kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Schweinsteiger i ndihmoi Chicagos të përfundojë në pozitën e tretë në sezonin e tij debutues, por shpreson këtë sezon të siguroj ndonjë trofe.

“Jam shumë i lumtur që kam rinënshkruar me Chicago Fire dhe për të vazhduar atë që kemi nisur në vitin 2017”, ka thënë mesfushori.
“Viti i kaluar ishte i veçantë për karrierën time, por jam ndier i pakompletuar me një trofe. Por, jam i sigurt që ne mund të krijojmë një sezon të paharrueshëm me mbështetjen e tifozëve tanë të mrekullueshëm”
33-vjeçari kishte bërë 26 paraqitje sezonin e kaluar./arbresh.info/
Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin ...
Meriton Korenica realizon gol ndaj UTA Arad
Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë elektrike në ...
Gërvalla priti në takim gazetarët nga Ukraina
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...