Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç në Kosovë. Kreu i shtetit thotë se kjo ngjarje e rëndë nuk duhet të ndikojë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Meta shpreh keqardhjen e thellë dhe dënon ashpër vrasjen e politikanit serb dhe gjithashtu besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin ngjarjen dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët.
“Ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë”, shkruan Meta./Top Channel
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...