Deputeti i Alternativës, Ilir Deda përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka kërkuar që pas ngjarjeve të fundit Këshilli i Sigurisë së Kosovës duhet të mblidhet urgjentisht, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se vrasja e Ivanoviqit është goditje ndaj stabilitetit dhe sigurisë së Kosovës.
Ky është statusi i tij i plotë:
“Pas deklaratave të Qeverisë dhe dënimit të vrasjes të politikanit serb kosovar Oliver Ivanoviq, duhet urgjentisht të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës. Vrasja e Ivanoviqit është goditje ndaj stabilitetit dhe sigurisë së Kosovës, dhe është në interesin e Kosovës që vrasësit të kapen dhe dënohen sa më shpejtë. Në kaosin e brendshëm politik në Kosovë, e fundit çka na duhet është përshkallëzimi i situatës së sigurisë”, ka shkruar ai.
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...