Ish Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, gjatë kohës së luftës, William Walker, ka qëndruar në fshatin Reçak të Shtimes, për të përkujtuar masakrën që ndodhi sot 19 vjet aty.
Ai ka thënë për Klan Kosova se sa herë shkon aty, ndjehet sikur më 1999, kur kishte shkuar për së afërmi për të parë gjenocidin që ishte bërë ndaj shqiptarëve nga forcat serbe.
“Sa herë që vijë këtu, ndjehem gjithmonë njëjtë. Gjithmonë është ftohtë dhe gjithmonë kujtoj me aq dhembje të masakruarit këtu”, ka thënë Walker, njofton Klan Kosova.
“Është dëshpëruese, pasi këta njerëz nuk e kanë dhënë jetën e tyre për të parë Kosovën, aty ku është tash”, ka deklaruar Walker.


Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...