Ata ngarkohen se e kanë shpërfillur ndalesën dhe kanë qëndruar në Zvicër në mënyrë të kundërligjshme. Njëri nga dy kosovarët, po ndiqej me fletarrest
Policia Kantonale e Cyrihut gjatë kontrollimeve që ka bërë të mërkurën në mëngjes në Ottenbach dhe Obfelden, ka arrestuar në raste të ndryshme, katër persona, shkruan polizeiticker.ch. Mes tyre, dy kosovarë.
Në një kombibus ku ndodheshin tre persona, 2 prej tyre ishin shtetas kosovarë të moshave 34 dhe 39 vjeçare. Të dytë kishin ndalesë të hyrjes dhe qëndrimit në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Kështu, ata ngarkohen se e kanë shpërfillur ndalesën dhe kanë qëndruar në Zvicër në mënyrë të kundërligjshme.
Veç kësaj, dy kosovarët fajësohen se kanë punuar pa pasur leje pune. Ngasësi i automjetit ku u gjetën dy kosovarët, një italian 33 vjeçar akuzohet se i ka punësuar në mënyrë të kundërligjshme të dy personat e përmendur dhe i ka strehuar ata, transmeton albinfo.ch. Njëri nga dy kosovarët, veç tjerash, po ndiqej me fletarrest./
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...