Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, me rastin e festës së Fitër Barajmit, ka uruar gjithë vëllezërit dhe motrat tona, duke e lutur Allahun e Madhërishëm të na sjell paqe, qetësi, drejtësi, liri e dhembshuri.
“Në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës të institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, i përgëzoj të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë islame. Duke e lutur Allahun xh.sh që të na ketë pranuar agjërimin lutjet ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji për Krijuesin e këtij Universi”, ka thënë Tërnava në një konferencë për media.

Ai gjithashtu tha se ky Bajram le të mbetet Bajrami i atyre të cilët thyen murin e egoizmit, përmes ndihmave, i atyre që bënë nderë dhe që kanë ndarë kafshatën e bukës për të nevojshmit.
“Gjatë muajit të Ramazanit u munduam që të pastrojmë shpirtrat tanë me devotshmëri, adhurim, sadaka, zekat dhe fitra. Ky Bajram le të mbetet Bajrami i atyre të cilët thyen murin e egoizmit, përmes ndihmave, i atyre që bënë nderë dhe ndan kafshatën e bukës për të nevojshmit, treguan qetësinë shpirtërore, vëllazërinë dhe miqësinë, i atyre që ua hapën derën vëllezërve dhe motrave të tyre”, u shpreh Tërnava.
Tërnava thotë se vetëm të bashkuar e unik mund të qojmë para vendim tonë, duke krijuar perspektiva të sigurta për brezat që po vijnë./arbresh.info.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...