“Më ka thanë ‘mos hajde’. Kjo fjali e tij ka qenë e fundit, edhe më ka thanë se po han iftar e po ndërrohet se do të shkojë në namaz nate në Prishtinë.
Tek të nesërmen në ora 1 të ditës kunata m’ka thirrë dhe më ka thënë a po vjen në shtëpi se Enisin e kanë burgos. Atëherë unë jam nis e kam ardhë në ora 2 në shtëpi, dhe më tregun që policia veç kishin qenë këtu dhe e kishin marrë shtëpizën e kompjuterit”, rrëfeu për gazetën Leonora, bashkëshortja e salduesit Enisi Latifi, e cila është bartëse e ferexhesë, për të cilën thotë se shpeshherë është ndier se po i pengon njerëzit me të.
“Pse po na urrejnë krejt”, pyeti ajo duke folur për raste kur është kritikuar për bartjen e mbulesës. “E kam pasur vajzën sëmurë, kam shkuar në spital dhe infermieret më kanë shiku me inati edhe më kanë thënë pse s’po vishesh si ne, pse e ke vendos këtë shami”, tregoi ajo. “Po pse bre? Mu nuk po me pengoni qysh visheni ju, edhe unë një kohë jam veshur si ju, jam zbukuruar kur kam dalë në rrugë, po me caktimin e Allahut jam mbuluar, fundja, kjo është dëshira e tij”, ishin shpjegimet që ajo i ka dhënë për ndjenjën diskriminuese të cilën thotë se e përjeton sa herë që del me mbulesë. Ka shtuar më tej se beson fuqishëm në pafajësinë e burrit të saj. Derisa thotë se përveç Besnikut, nuk njeh e as nuk ka dëgjuar asnjëherë për emrat e personave që janë arrestuar së bashku me të.
Namazi i natës, sipas rrëfimeve të familjarëve të të arrestuarve nën dyshimin për vepër penale të terrorizmit, të cilëve Gjykata të dielën ua shqiptoi plot një muaj paraburgim, del të jetë e vetmja e përbashkët e mekanikut Milazim Haxhiaj nga Rakoshi i Istogut, salduesit Enis Latifi dhe djalit të axhës së tij, Besnik Latifi, për profesionin e të cilit familjarët nuk kanë preferuar të flasin, e që të dy jetojnë në Mitrovicë, për ish-punëtorin e sigurimit Gazmend Haliti, dhe për taksistin Fehmi Musa nga Fushë-Kosova e ngjarjes së të shtunës. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me va...
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...
Humb jetën në QKUK këmbësori i aksidentuar në Fushë-Kosovë
Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte n...