Pas një debati të gjatë dhe me tensione Parlamenti grek e ka votuar me shumicë marrëveshjen e arritur me Eurozonën.
229 deputetë kanë votuar për, 64 kundër kurse 6 kanë munguar, raporton KTV.
Kryeminstri Alexis Tsipras është përballur me kundërshtime të forta nga deputetët e partisë së tij Syriza, dhe përsëri votat e opozitës e kanë ndihmuar kalimin e marrëveshjes.
Gjatë kohës së diskutimeve në sheshin përballë parlamentit janë zhvilluar protesta të dhunshme nga protestues që e kundërshtojnë atë.
Greqia i ka pranuar kushtet e kreditorëve për të marrë ndihmat e nevojshme, një javë pas refuzimit në referendum.
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari