Është koha e provimeve, por disa nga studentët e vitit të parë të Fakultetit Filozofik kanë hasur në telashe për paraqitjen e tyre.
Shkak për këtë, studentët thonë të jetë mungesa e ID kartelave, të cilat u mundësojnë atyre paraqitjen e provimeve në formë elektronike.
Mungesa e këtyre kartelave studentët thonë se po u shkakton edhe probleme tjera, raporton KTV.
Asnjë nga studentët e viteve të para në Universitetin e Prishtinës nuk është pajisur ende me ID kartela.
Nga Rektorati i UP-së thonë se vonesat kanë ndodhur pasi tashmë janë duke u punuar kartela të tjera, të cilat do të mundësojnë mbikëqyrjen e vijueshmërisë së studentëve në ligjërata.
Prorektori për mësim, Naser Sahiti, ka thënë se studentëve iu kanë dhënë nga një kod, me të cilin mund t’i paraqesin provimet edhe pa ID kartela.
Sistemi elektronik për mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së procesit mësimor, sipas Sahitit, do të fillojë të zbatohet nga 15 shkurti dhe do të përfshijë edhe profesorët.
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...