Zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i diplomacisë Behgjet Pacolli ka udhëtuar drejt SHBA-ve, shkruan portali arbresh.info
Ai do të marrë pjesë në pritjen e Komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjenerali Timothy Orr.
“Në shtetin Iowa, do të jem mysafirë i pritjes së organizuar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Ioëa-s, Gjenerali Thimothy Orr, i cili ka qenë forca shtytëse e arritjes së Marrëveshjes së Partneritetit për Shtetet-Simotra në mes dy vendeve tona”, bën të ditur në Facebook shefi i diplomacisë kosovare.
Kujtojmë se i ftuar ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj, mirëpo atij i është refuzuar viza për në vendin mik të Kosovës.
Shkrimi i plotë i Behgjet Pacollit:
Pas përfundimit të vizitës së suksesshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku takova autoritetet e larta të këtij vendi mik dhe mbështetës të madh të Kosovës, gjendem në Londër, ku po pres të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në shtetin Iowa, do të jem mysafirë i pritjes së organizuar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjenerali Thimothy Orr, i cili ka qenë forca shtytëse e arritjes së Marrëveshjes së Partneritetit për Shtetet-Simotra në mes dy vendeve tona.
Do t’i falënderoj, në veçanti për mbështetjen e fuqishme, që Garda Kombëtare e këtij shteti i ka dhënë dhe po i jep Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për mbështetjen dhe bashkëpunimin, që tashmë është shtrirë në shumë fusha, duke përfshirë edhe binjakëzimin e shumë Komunave të Kosovës dhe Iowa-s. Për mundësitë dhe potencialet në bujqësi e arsim dhe shumë fusha të tjera./Arbresh.info/
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...
Toni Domgjoni prezantohet tek Ballkani
Kurti: 26 vjet pa drejtësi për spastrimin etnik në veri të M...
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe
Schlotterbeck objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton...
Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep de...