Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur në punë, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta të pasdites së djeshme në Monsano, Itali.
Dy shqiptarët 55 dhe 60 vjeç ishin duke punuar në një ndërmarrje, kur mësohet se janë goditur nga disa lastra alumini, që ishin mbështetur në mur, por kanë rënë duke i zënë poshtë, shkruan SYRI.net.
Edhe pse në gjendje të rëndë, menjëherë atyre u është dhënë ndihma e parë. Ata mësohet se ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjithsesi policia italiane thotë se ata kanë pësuar një traumë të rëndë dhe duhet të rrinë për disa javë në spital./syri.net
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...