Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka publikuar fotografinë e personit Agim Madani nga Tropoja – Republika e Shqipërisë, si i dyshuar për veprën penale “Vrasje në Tentativë”.
I njëjti dyshohet se më datë 14.07.2015, rreth orës 03:00 në fshatin Gorozhdec të Komunës së Pejës, kishte sulmuar patrullën policore të Stacionit Policor në Pejë.
“Publikimi i identitetit dhe fotografisë së personit të dyshimtë të lartcekur bëhet me qëllim të bashkëpunimit dhe ofrimit të informatave nga qytetarët e rajonit të Pejës dhe me gjerë, në mënyrë që të bëhet kapja e këtij personi të dyshimtë nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës, të rajonit të Pejës.
Me këtë rast, policia kërkon nga qytetarët që nëse e shohin apo kanë informata të cilat do të mund të çonin tek vendi ku qëndron apo lëviz ky person mund të kontaktojnë në këta numra të telefonit 192 (pa (pa pagesë) dhe 039 432 327.
Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së dhe barazimi me regj...
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...
Zyrtare/ Drita transferon Kemehlo Nguena
43 ditë pas zgjedhjeve, KQZ sonte i certifikon rezultatet e ...
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...
Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin M...