Transferimi i Philippe Coutinhos nga Liverpooli te Barcelona nuk ishte vetëm dëshira e tifozëve, por edhe e Luis Suarezit.
Sulmuesi uruguaian e dëshironte aq shumë ardhjen e brazilianit në Camp Nou sa paraprakisht i kishte blerë atij një shtëpi në qytetin e Barcelonës.
E gjitha kjo u zbulua në një intervistë nga Coutinho për Daily Mail, ku është një tregues se Suarez ishte ndikues që ky transferim të ndodhë.

Presidenti i Barçës, Maria Bertomeu, e kishte pyetur Suarezin se çfarë hoteli ia sugjeron ai për Coutinhon dhe përgjigjja e 30-vjeçarit ishte:
“Jo president, nuk ka nevojë për shtëpi. Tashmë unë kam një shtëpi për atë”.
Suarez shpenzoi tre milionë euro në vitin 2014 për të blerë një shtëpi në lagjen luksoz Castelldefels, që është 49 minuta larg nga Camp Nou me makinë.

Dhe në momentin që një shtëpi afër tij në këtë lagje u lirua, ai e bleu për Coutinhon, e gjitha kjo muaj para se transferimi të mbyllej, por gjithmonë me shpresën që do të ndodhte.
“Ai e pa që një shtëpi u lirua pran asaj të tij dhe menjëherë e mori. Ai nuk e dinte se unë do të vija apo jo, por e pëlqeu si ide. Ne i shikuam fotografitë, pamja dukej e mirë, ishim në kontakt gjatë gjithë kohës. E di që Suarez do të na ndihmojë të ndihemi këtu si në shtëpinë tonë”, ka thënë Coutinho.

Vlen të theksohet se edhe Lionel Messi jeton në këtë zonë.
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran